Si mund te shes shtepine time sa me shpejt ?

Posted on: 2020-04-21 23:41:13

Pavaresisht nese keni planifikuar te nderroni shtepine tuja, shtepia juaj ju duket e vogel apo ju duhen disa para nga shitja perpara se te blini nje tjeter, shpesh gjetja e nje bleresi kthehet ne perparesine tuaj kryesore. Ketu gjeni 5 keshilla qe ju ndihmojne per ta shitur shtepine tuaj shpejt:

1.Çmimi i duhur
Sigurisht ju deshironi te çmoni shtepine tuaj me nje cmim sa me te mire, krahasuar me ate qe ofron tregu, por duhet te merrni parasysh uljen e cmimit me 1-2% nen vleren e tregut, nese me te vertete deshironi te shisni shpejt. 

2. Prezantimi I Shtepise
Ju keni vetem nje shans per te bere pershtypjen e pare gjate prezantimit. Eshte thelbesore qe shtepia te jete e paster, e rregullt dhe te krijoje ndjesi te kendshme gjate prezantimit tek bleresi. Sa me mire te duket qe ne diten e pare te prezantimit ne treg, aq me shume bleres do te kene krijuar nje ndjesi atraktiviteti ndaj prones tuaj.

3. Reklamimi Online I Shtepise
Fotografite profesionale bejne te gjithe dallimin e prezantimit online, te cilat jane kaq te shumta. Ne shumicen e bleresve qe shikojne nje prone ne internet, para se te vendosin nese duhet te caktojne nje takim nga afer apo jo, eshte e rendesishme qe fotografite e shtepise tuaj te jene cilesore dhe terheqese. Nese nje shtepi tjeter ne lagjen tuaj me karakteristika sidhe cmim te ngjashem me shtepine tuaj eshte ne shitje, ajo qe duket me mire ne foto eshte dukshem me prirur te terheqe bleres. Sigurohuni te punesoni nje fotograf profesionist ose mund ta siguroni ate nepermjet agjentit tuaj imobiliar.

4. Fleksibelitet ne Oraret e Prezantimeve dhe Negocjatat
Nese ju si shites, jeni ne nxitim per te shitur, ju duhet ta beni shtepine tuaj te aksesueshme lehtesisht dhe shpejt, sipas kerkesave te bleresve, dhe gjithashtu do te duhet te pergjigjeni shpejt gjate negocjatave te ofertes. Shtepite te cilat vonohen ne caktimin e takimeve per prezantim, mbeten pas ne shitje, krahasuar me shtepite te cilat jane lehtesisht te gatshme, kur kerkohet caktim takimi per tu vizituar nga bleresi. Ne momentin qe ka nje oferte per blerjen e shtepise tuaj, ju duhet te jeni te gatshem per hyre shpejt ne diskutim dhe negocjim te cmimit te shitjes. Bisedimet e gjata dhe te terhequra nga ju, nuk eshte strategji e mire per ta shitur shpejt shtepine tuaj.

5. Emocionet ne Shitje
Nje nga arsyet pse njerezit nuk arrijne te shesin shtepite e tyre eshte se ata e marrin shume emocionalisht. Emocionet I shtyjne njerezit qe ta çmojne shtepine e tyre  me lart dhe e kundershtojne shitjen e tyre per nje oferte te drejte. Ne menyre qe te keni sukses ne shitje, duhet te lini menjane emocionet tuaja dhe ta konsideroni shitjen e shtepise tuaj si nje transaksion biznesi. Kjo mund te jete shume e veshtire per tu  bere. Nese mendoni se nuk do te jeni ne gjendje ta trajtoni sic duhet shitjen, atehere mund te konsideroni te bashkepunoni me nje agjent te pasurive te patundeshme. Ata jane professioniste gjate shitjes dhe nuk ndikohen emocionalisht. Kane qellim qe shtepia te shitet shpejt dhe me nje cmim te mire. Ata nuk do te fyhen nese bleresi kritikon ngjyren e bojes apo karakteristika te tjera te shtepise, por do te dije te argumentojne dhe ta bindin bleresin mbi pronen. Eshte me e lehte ta lini ate vetem, nese mund te lini anash lidhjen tuaj emocionale me shtepine.

Keto ishin 5 keshilla per te shitur shpejt shtepine tuaj. Nese jeni duke kerkuar konsulence me te detajuar mbi shitjen e shtepise, sidhe nje sherbim te shpejte ne shitje, agjentet e pasurive te patundeshme ne agjensine imobiliare REXCITI, jane gjithmone ne dispozicjonin tuaj. Ju ftoj te na vizitoni ne faqen tone te webit  www.rexciti.com
.